Vllaznia – Flamurtari, një sfidë vendimtare për shkodranët

0
SHPËRNDAJE


Në 30 Nëntor të vitit të kaluar kur Vllaznia mposhti 3-0 Korabin, sfidë e vlefshme për javën e 13-të, në kampin shkodran papritur nisi të përmendej fjala Europë, një obejktiv i arritshëm ky në atë periudhë jo vetëm nëpërmjet Kupës së Shqipërisë por edhe nga kampionati. Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ajo fitore ndaj skuadrës dibrane, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe Vllaznia e shikon veten në pozita të vështira me kuqeblutë që duhet të mendojnë vetëm për mbijetesën. Në 7 javët e fundit të Superiores, skuadra e Cungut ka grumbulluar vetëm 3 pikë, teksa numëron 3 barazime dhe 4 humbje.

Disfata në minutat e fundit ndaj Partizanit, ka ndërlikuar akoma më shumë situatën e Vllazinisë në renditje dhe në këtë kontekst ndeshja e kësaj të Shtune ndaj Flamurtarit është vërtetë vendimtare për ekipin e Cungut. Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës nuk mjafton sepse kuqeblutë kanë nevojë për rezultate pozitive edhe në kampionat.

Vetëm 2 pikë më shumë se Teuta e vendit të parafundit ka Vllaznia dhe ndaj vlonjatëve mund të konsiderohet ndryshe edhe si një ndeshje për jetë e vdekje, pasi shkodranët sfidojnë një rival direkt në garën për mbijetesë. 2 fitoret e fundit të Lacit kanë prishur shumë ekuilibra dhe nga vendi i 6-të e deri në të 9-tin, skuadrat ndahen me vetëm 2 pikë në renditje. Në Reshit Rusi, Vllaznia po vazhdon me intensitet përgatitjet për duelin ndaj Flamurtarit, me trajnerin Cungu që ka disa probleme me dëmtimet. Cicmil dhe Kapaklija vazhdojnë të jenë të dëmtuar ndërkohë që Pjeshka dhe Cinari po stërvitjen të diferencuar edhe pse stafi teknik i Vllaznisë shpreson t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e të Shtunës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.