Merkato e Vllaznisë me “silenciator”, gjen bomberin e ri (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Darko Pavicevic
Darko Pavicevic

Superiorja/ Vllaznia më në fund është “zgjuar” dhe pas shume largimeve nga ekipi, ka gati një afrim. Shkodranët duket se kanë filluar të mendojnë për fuqizimin e ekipit, dhe kanë arritur akord me një sulmues nga Mali i Zi. Bëhët fjalë për lojtarin Darko Pavicevic. Sulmuesi shtatlartë flitet se ka rënë parimisht dakord me drejtuesit e Vllaznisë, por ende nuk ka firmosur me shkodranët. Pritet që mes palëve të ketë sërisht bisedime për të konkretizuar marrëveshjen. Sulmuesi 28 vjeçar vjen nga kampionati hungarez, ku ka qënë pjesë e ekipit Kecskermeti. Në futbollin hungarez, sulmuesi numëron 92 paraqitje ku ka shënuar 49 gola.

Skeda
Emri: Darko Pavicevic
Vëndlindja: Podgoricë, Mali i Zi
Datëlindja: 7 dhjetor 1986
Pozicioni: Sulmues
Gjatësia: 198 cm
Pesha: 93 kg

S'KA KOMENTE

Comments are closed.