Vllaznia/ gati zëvendësimi i Shtubinës me një tjetër shkodran

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndriçim Shtubina që nga dje nuk është më një futbollist i Vllaznisë, teksa tashmë është në negociata me klube të ndryshme për sezonin e ri. “VIP Sport” ka nxjerr pamjet e takimit të tij me një menaxher të njohur për t’u transferuar te Kukësi.

Klubi shkodran po mendon për zëvendësuesin e tij, teksa është menduar sërish për një shkodran. Bëhet fjalë për Gilman Likën. 30-vjeçari ka mbyllur kontratën me Tiranën dhe është për momentin futbollist i lirë por në Laç e duan ta kenë pjesë të tyren.

Mesfushori gjithsesi ka dëshirë të rikthehet sërish në Shkodër dhe padyshim që Vllaznia është zgjedhja e parë për të. Mësohet se ditën e djeshme ka patur edhe një bisedë në mes tij dhe administratorit Gjyrezi dhe është biseduar për mundësinë e firmosjes së një kontrate. Këto dy ditët e ardhshme pritet një përgjigje përfundimtare dhe me shumë gjasa, Lika do të rivishet kuqeblu, shkruan “Rozafa Tv”.

Por ai nuk mjafton sepse skuadra nuk është përforcuar ende me lojtarët e duhur në pozicionet ku ajo ka nevojë. Po insistohet për një portier cilësor, për një qendërmbrojtës, një mesfushor qendre dhe një sulmues.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.