Vllaznia gjen portierin e ri

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Vllaznisë pas rikonfirmimit të stafit teknik që do të jetë ai që mbylli sezonin e kaluar, tashmë ka filluar të mendojë dhe për merkaton.

Jasmin Agovic
Jasmin Agovic

Drejtuesit e klubit shkodran fillimisht janë duke parë për të gjetur një portier vërter cilësor për sezonin e ri. Pas largimit të Andrija Dragojevic, i cili u largua me një lumë dyshimesh nga kuqeblutë, vjen dhe një altërnativë tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, drejtuesit shkodranë janë duke monitoruar portierin 25 vjeçar të Buduçnost, Jasmin Agovic.

Ky i fundit luan prej disa sezonesh rradhazi tek kjo skuadër duke qenë një prej pikave më të forta, teksa tashmë pritet të kalojë tek shkodranët që duan të kthehen të jenë protagonistë në sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.