Vllaznia/ Gjoka miqësore brenda familjes

0
SHPËRNDAJE

Pauza nga ndeshjet e kombëtareve, kanë bërë që skuadrat e Kategorisë Superiore të kenë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet e para të fazës së dytë. Vllaznia do ta shfrytëzojë këtë periudhë për të luajtur një miqësore brenda shtëpisë së saj. Të shtunën është konfirmuar se skuadra e parë do të luajë ndaj “Vllaznia B”.

Trajnerët Gjoka e Kraja kanë rënë dakord për të luajtur këtë ndeshje, e cila do t’i shërbejë atyre për të parë gjendjet e ekipeve por nga ana tjetër edhe për të parë në ekipin e dytë për ndonjë element që mund t’i vlejë në të ardhmen.

Gjoka nuk ka mundur të shohë dot asnjë ndeshje të “Vllaznisë B” dhe kjo do të jetë një duel që synon ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë. Ish-trajneri i Kukësit është gjithmonë kërkim të talenteve, teksa edhe me skuadrën shkodrane pritet që të bëjë të njëjtën gjë.

Vllaznia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.