Vllaznia/ Gjoka: Na duhet një president

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në Shkodër situata nuk është e mirë, pasi Vllaznia renditet në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara pas 16-të javësh kampionat. Qëndrimi në Superiore është detyrim për kuqeblutë, që gjatë këtij muaji pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme.

Emrat e lakuar janë të shumtë dhe Xhevahir Sukaj mund të jetë lëvizja e parë, sikurse edhe është thënë në daljet mediatike të trajnerit Ernest Gjoka.

Së fundmi tekniku kryeqytetas ka dhënë një intervistë në “Star Plus Tv”, ku flet edhe për domosdoshmërinë e pasjes së një presidenti.

“Vllaznia do ndryshojë gjithçka që në momentin që do të bëhet me president. Jo sepse Bashkia nuk po bën maksimumin, por skuadra e Vllazninë, si dhe çdo skuadër në botë ka nevojë për president, do një zot shtëpie”, ka thënë Gjoka ndër të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU