Vllaznia, goditje treshe

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia-1-653x420 (1)Vllaznia ka zyrtarizuar tre levizje në merkato ditën e sotme, teksa ka firmosur mbrojtësi i djathtë Olsi Gocaj, që rikthehet në Shkodër pas një sezoni te Laçi.

Një lajm mjaft i mirë për trajnerin Cungu është rinovimi me mesfushorin Ardit Krymi edhe për tri vite të tjera, duke blinduar në këtë mënyrë një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në kampionatin shqiptar.

Gjithashtu edhe portieri Erind Selimaj do të mbetet pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik, ndërkohë që pritet që gjatë këtyre ditëve të ketë të tjera lëvizje në merkato.

Fokusi është i përqëndruar te rinovimi me Cicmil, Markun dhe Vrapin, çka do ta kompletonte repartin difensiv të shkodranëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.