Vllaznia/ Grupi i plotë ndaj Skënderbeut. Rikthehen dy

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Vllaznia tashmë do tre pikët e para nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka. Pika e marrë në Kukës dhe loja e zhvilluar janë shpresëdhënëse, por edhe kjo javë u sjell një sfidë mjaft të vështirë, pasi në Shkodër si mysafir vjen Skënderbeu kryesues i kampionatit.

Pas fjalës së Tafilit dy ditë më parë, klubi ka vendosur heshtje për shtyp, ndërkohë që ka lajmë të mira nga infermieria. Sikurse dihet ishin dy titullarë që shqetësonin me gjendjen e tyre.

Bëhej fjalë për kapitenin Gilman Lika dhe mesfushorin tjetër Ardit Krymi. Që të dy këta futbollistë do të jenë të gatshëm për trajnerin Gjoka në sfidën me Skënderbeun, duke e bërë kështu grupin të plotë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.