Vllaznia/ Heshtje për mediat ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia në javën e fundit barazoi me rezultatin 2-2 ndaj skuadrës së Kukësit në duelin e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Gjithsesi skuadra kuqeblu ka vendosur që asnjë nga futbollistët nuk do të dalë në deklaratë për mediat. Ky vendim nga drejtuesit shkodran ka ardhur me qëllimin për t’i shpërqendruar sa më pak para duelit të së dielës ndaj Skënderbeut.

Një gjë e tillë është vendosur edhe më parë kur skuadra ishte nën drejtimin e ish-trajnerit Armando Cungu duke bërë që asnjë nga lojtarët e skuadrës të mos kishte të drejtën e dhënies së deklaratave apo intervistave të ndryshme.

Vllaznia kërkon të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës, teksa mesa duket “kura” e Gjokës është heshtja në media. Shkodranët ndodhen në vendin e 7 me vetëm 6 pikë.

Vllaznia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.