Vllaznia huazon 3 lojtarë tek Tërbuni

0
SHPËRNDAJE

terbuni-1Superiorja/ Skuadra e Vllaznisë ka vendosur të huazojë 3 lojtarë tek skuadra e Tërbunit. Bëhet fjalë për lojtarë të akadamisë shkodrane. Nisur nga kërkesa e tre futbollistëve të rinj dhe miratimi i stafit teknik, KF Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e djeshme huazimin e tre futbollistëve të rinj të saj tek ekipi pukjan. Bëhet fjalë për lojtarët Ergi Borshi, Dritmir Beci dhe Abdurrahman Fangaj. Për ta duket e vështirë që të gjejnë një vend titullari tek ekipi kuqeblu dhe për këtë arsye ata janë huazuar për të luajtur më shumë minuta tek një skuadër tjetër. Periudha e huazimit për të tre këta futbollistë është deri në fund të këtij sezoni dhe më pas ata do të rikthehen sërish në Shkodër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.