Vllaznia, ja kundërshtari për miqësoren e tretë, pritet firma e sulmuesit Atsina

0
SHPËRNDAJE

Pas dy miqësoreve të zhvilluara ndaj Laçit dhe Kastriotit, ekipi i Vllaznisë ka gjetur kundërshtarin e rradhës për të zhvilluar miqësoren e tretë. Burime të sigurta bëjnë me dije se shkodranët do të luajnë të shtunën përballë Besëlidhjes së Lezhës. Një ekip, që do të luajë sezonin e ardhshëm në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Ky takim pritet të luhet në fushen sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, ndërsa orari nuk është përcaktuar akoma, por me shumë mundësi do të jetë i njëjtë me atë të takimit që u zhvillua një ditë më parë ndaj Kastriotit, pra në oren 18:00.

Ndërkohë, përsa i përket merkatos, pritet që drejtuesit shkodranë të nënshkruajnë me sulmuesin Atsina. Ky i fundit ka bërë një paraqitje pozitive në miqësoren ndaj Kastriotit dhe me shumë mundësi do të jetë blerja e katërt e shkodranëve.

Ndërsa, dy portierë të tjerë pritet të vijnë këto ditë në provë pranë ekipit të Vllaznisë. Pavarësisht se ekipi ka në përbërje dy portierë shkodranë si Erind Selimaj dhe Alen Sherri, drejtuesit janë të vendosur të sjellin edhe një portier tjetër, në mënyrë që edhe konkurrenca në repartin e portës të rritet.

Ndërkohë që, burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, sulmuesi i Milsamit, Yero Bello, për të cilin raportuam pak ditë më parë, nuk ka rënë dakord me drejtuesit e Vllaznisë dhe kështu që nuk pritet të firmosë me shkodranët. Arsyeja është se nigeriani ka kërkuar një shumë të parealizueshme nga drejtuesit kuqeblu, plot 20 mijë euro në muaj dhe kështu palët kanë ndërprerë menjëherë bisedimet. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.