Vllaznia/ Ja kush e ftoi Gjokën tek shkodranët

0
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka deklaruar se iniciator për të sjellë Ernest Gjokën në krye të stolit të skuadrës shkodrane ka qenë ish-presidenti i klubit kuqeblu, Valter Fushaj.

Lojtaret e ekipit te Vllaznise se Shkodres dhe presidenti Valter Fushaj, duke festuar marrjen e Kupes se Shqiperise, pas ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Tirana, 2-0, e luajtur ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ne qytetin e Elbasanit.

“Me sa di unë, ai që ka rekomanduar afrimin e Ernest Gjokës dhe stafit të tij te Vllaznia është Valter Fushaj. Pra ky është një sinjal i mirë se ish-presidenti mund të afrohet sërish në klub.

Por, një gjë e tillë mund të ndodhë pas janarit, sepse në këtë gjendje që është Vllaznia, ai s’besoj se mund ta marrë.

Nëse Vllaznia eliminohet edhe nga Kupa e Shqipërisë, sepse e dimë se ka përballë Tiranën në raundin e dytë, kjo gjë do të ishte tragjike për objektivat e skuadrës”, tha ish-lojtari dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.

Edi Martini, Ish trajner dhe ish bomber i Vllaznise

S'KA KOMENTE

Comments are closed.