Vllaznia/ Jo shtimi i të huajve, Po promovimi i talenteve shqiptarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Eugent Zeka, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka dhënë një intervistë në “Sport Ekspres” ku flet për shumë çështje, mes të tjerave edhe për numrin të huajve që mund të luajnë në një ndeshje të kampionatit shqiptar.

“Kampionati ynë dhe futbolli shqiptar në përgjithësi, ka nevojë të formojë dhe forcojë përherë e më shumë identitetin e vet. Prandaj, në këtë këndvështrim, rritja e numrit të pjesëmarrjes së lojtarëve të huaj nuk ndihmon, për më tepër që ato shohin dhe përdorin kampionatin tonë vetëm si trampolinë drejt kampionateve të shteteve më të njohura. Unë mendoj që rritja dhe formimi i lojtarëve shqiptarë dhe promovimi sa më shumë i tyre, është rrugëzgjidhja më e përshtatshme dhe më e drejtë për të mirën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar”, ka deklaruar Zeka.

Aktualisht lejohet që në një ndeshje të aktivizohet katër futbollistë të huaj në një ndeshje, ndërkohë që nuk ka limit për numrin e të federuarve, veç faktit që lista do të përbëhet nga 25 lojtarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU