Vllaznia – Kukësi 1-2/ Shkodranët japin sinjalin “sos”, Kukësi për Europë

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia – Kukësi 1-2

Shënues: Vrapi 10′ / Emini 34′, Hasani 70′

Vllaznia: Dragojevic, Arbri, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Bardulla, Sefa, Shtubina, Çinari, Kalaja. Trajner: Armando Cungu

Kukësi: Koci, Hallaçi, Lladrovci, Shameti, Mici, Musolli, Karioka, Hasani, Dvornekovic, Flores, Emini. Trajner: Klodian Duro


 

Superiorja/ Kukësi ka mposhtur Vllazninë në Shkodër duke e fundosur akoma më shumë në fund të renditjes këtë të fundit. Një gol i Eminit dhe Hasanit përmbysën golin e Vrapit në fillim për t’i dhënë fitoren e shumë pritur në transfertë. Goli i shkodranit Hasani, i cili ka treguar profesionalizëm në këtë përballje dhe duke i dhënë një goditje të rëndë shpresave të Vllaznisë.

Vllaznia dhe Kukësi kanë zhvilluar një pjesë të parë spektakolare e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat të cilat kanë nevojë jetike për pikë. Shkodranët duan fitoren për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes, ndërkohë Kukësi mbetet në ndjekje të Tiranës në vendin e tretë. Ndeshja filloi menjëherë me gol teksa në minutën e 9′-të ka qenë Endri Vrapi që ka kaluar Vllazninë në avantazh. Mbrojtësi i shkodranëve ka përfituar nga një nga një goditje dënimi pranë zonës duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe kuqeblutë janë në avantazh. Kukësi nuk Pajtohet me rezultatin dhe hidhet i tëri në sulm për të barazuar rezultatin. Goli i barazimit do të vinte brënda pjesës së parë. Është “bomberi” Emini që në minutën e 37′ do të gjente rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat në 1-1.

Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë skuadra e Vllaznisë hidhet e tëra në sulm për të gjetue golin e avantazhit pasi me barazimin sërish gjërat ndërlikohen vërtet shumë. Kukësi tërhiqet në fushën e tij, por do të reagojë mjaft mirë në rastin më të vështirë. Në minutën e 70′ të sfidës është një shkodran që do të ndëshkojë ekipin e qytetit të tij për t’i dhënë avantazhin Kukësit. Edon Hasani do t’a dërgonte topin në rrjetë pas një goditje fluturimthi duke mposhtur portierin Dragojevic. 1-2 dhe ka festë në kampion kuksian ndërsa pllakos heshtja në atë shkodran. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte pavarësisht sulmeve të shumta nga të dyja skuadrave. Kukësi merr një fitore të çmuar në transfertë që e mban në luftë për vendin e tretë, ndërkohë Vllaznia mbetet në fund. Ajo që vlen të theksohet është Kukësi po fiton në transfertë.

Jonathan del i vetëm përballë portierit, por Frashëri bën mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurtë. Më pas është Emiljano Musta i cili ka një rast të mirë brënda zonës, por goditja e tij me kokë pritet sërish nga Frashëri.

Hasani 70′

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.