Vllaznia “kundër” GEA SPORT, çështja shkon në apel

0
SHPËRNDAJE
loading...


Shkresat e ardhura në klubin shkodran, që bëjnë fjalë për bllokimin e numrave të llogarisë të saj, për shkak të vendimit të marrë nga Dhoma e Arbitrazhit Tregtar, që i ka dhënë pjesërisht të drejtë kompanisë zviceriane “Gea Sport”, natyrisht që kanë vënë në lëvizje drejtuesit e tij. Burime nga klubi kuqeblu tregojnë se vendimi për sekuestron e llogarive bankare, për shkak të një detyrimi prej 74 mijë eurosh ndaj kompanisë “Gea Sport”, është apeluar në gjykatën e apelit. Shumë shpejt pritet që të zhvillohet edhe seanca e parë gjyqësore për të parë më pas se cili do të jetë vendimi i formës së prerë.

Natyrisht që klubi shkodran e quan krejtësisht të pabazë jo vetëm pretendimin e kompanisë zvicerane, e cila në vend që të japë llogari për moszbatimin nga ana e saj të kontratës me klubin “Vllaznia”, e padit atë në gjyq! Po ashtu, klubi kuqeblu e quan të padrejtë edhe vendimin e Dhomës së Arbitrazhit Tregtar, që i ka dhënë pjesërisht të drejtë “Gea Sport”, kur kjo kompani për pesë muajt e qëndrimit në Shkodër nuk ka hedhur asnjë lekë në numrin e llogarisë së klubit, kur në fakt duhej të paguante nga 35 mijë euro çdo muaj. Tashmë çështja ka shkuar më tej dhe kemi një vendim të parë. Për rrjedhojë, momentalisht klubi “Vllaznia” i ka të bllokuara llogaritë e saj bankare dhe deri sa të ketë një vendim tjetër nuk mund të bëjë asnjë lëvizje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.