Vllaznia-Laci luhet në Pukë, por nëse bie shi?

0
SHPËRNDAJE

Është vendosur se sfida midis Vllaznisë dhe Lacit të luhet ditën e dielë në qytetin e Pukës. Vllaznia luajti aty edhe ndaj Partizanit duke u mundur mes polemikash 1-2. Ndërkohë që ndeshja e ditës së shtunë midis Tërbunit në fushën e tij përballë Partizanit,është vërtetë një “thikë” me dy presa për takimin e së dielës midis Vllaznisë dhe Lacit. Kjo për faktin se nëse kushtet atmosferike rëndohen, atëherë edhe fusha do të dëmtohet dhe do të jetë vërtetë e pamundur të luhet sërish në atë stadium dy ditë rradhazi. Kjo situatë nuk është aspak komode, por që Vllaznia do të shikoj motin e ditës së shtunë për të menduar për ndeshjen e saj të dielën. Shpresojmë që kjo “aventurë” të përfundoj sa më shpejtë, edhe pse rikonstruksioni i “Loro Boricit” kërkon ende kohë për dicka të tillë.Kastrioti-Vllaznia-rreshtimi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.