Vllaznia lë me pasoja Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15235358_1265398220202364_363389048600725064_o

Flamurtari u mund të premten nga Vllaznia, ndërkohë që duket se ndeshja e radhës ndaj Teutës nuk do të jetë aq e lehtë për vlonjatët. Për portierin Argjent Halili kanë ardhur lajme të mira, sepse pas dëmtimit me Vllazninë u tha se do të mungonte gjatë, por gjërat janë rregulluar.

Burime të sigurta të minuta90.com konfirmojnë se ai do të mungojë dhe dy javët e ardhshme. Ndërsa, vendin e tij do e zërë Stivi Frashëri.

Por përveç portierit Halili, mungesë e sigurt është edhe ajo e mesfushorit Hair Zeqiri, i cili nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme për shkak të kartonave, ç’ka e penalizon për sfidën e së mërkurës

Kështu, përveç humbjes dhe situatës së keqe në tabelën e klasifikimit, shtohen edhe mungesa të tjera. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.