Vllaznia/ Lika premton kthesë ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Përgatitjeve të Vllaznisë për ndeshjen e radhës me Luftëtarin u ka paraprirë dje një analizë, që ka zgjatur më shumë se një orë. Vllaznia humbi në fushën e saj me Teutën, para një numri të madh tifozësh, ndaj dhe zhgënjimi nuk mund të kalohej lehtë.

Drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe futbollistët e Vllaznisë kanë diskutuar gjatë mes tyre, ka pasur kritika nga administratori Astrit Gjyrezi, ashtu si dhe nga trajneri Cungu. Lojtarët kanë pranuar defektet në lojë dhe kanë marrë përgjegjësitë. Në fund, skuadra i është drejtuar fushës së stërvitjes me një shtrëngim duarsh me drejtuesit.

Kapiteni Gilman Lika, në emër të shokëve të skuadrës, është shprehur se Vllaznia do të bëjë gjithçka për të fituar me Luftëtarin, ndërkohë që tifozëve shkodranë u është drejtuar me një lutje: Mos na braktisni, Vllaznia bën kthesën në Gjirokastër!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.