Vllaznia luajti ndeshjen e fundit në Ligën e Kampioneve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

2014-15 Vllaznia ne Champions League
Vllaznia në Ligën e Kampioneve një vit më parë në Lituani

Ka përfunduar edhe për këtë vit aventura europiane e Vllaznisë me tre humbje në po kaq ndeshje, me një gol të shënuar kundrejt 13 të pësuar. Ndeshja e fundit e Vllaznisë u luajt kundër vajzave bjelloruse të ZFK Minsk, në Sarajevo ku po zhvillohen të gjitha takimet e grupit 1. Megjithëse u përball me një ekip më të fortë se dy të parët, humbja e Vllaznisë këtë radhë ishte e pranueshme, “vetëm” 0-3, ndërsa ndaj SFK-2000 të Bosnjes humbiste 0-5 e ndaj Konak Belediyesi të Turqisë 1-5.

Vllaznia Shkodër ALB – Minsk BLR 0-3
(U. Sunday 19, H. Pilipenka 25, U. Sunday 27)
Vllaznia: Musa, Govori (Gruda 73), Bajrakurtaj, Proto (Razburgaj), Gjini, Franja, Bajraktari, Jashari, Kastrati, Doçi, Muja (Baro 46). Tr. Leka.

Renditja Grupi 1
1-Minsk       9 pikë (3-0-0) 16-1
2-SFK-2000 3 pikë (2-0-1)  8-4
3-Konak B.   3 pikë (1-0-2) 7-14
4-Vllaznia     0 pikë (0-0-3) 1-13

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.