Vllaznia – Lushnja, stadiumi vendoset të hënën

0
SHPËRNDAJE

Gjendja e fushës së rimbjellë me bar të stadiumit “Loro Boriçi” është e mirë. Specialistët e terreneve sportive kanë bërë një inspektim në këtë stadium dhe kanë parë me vëmendje sektorët, ku është rimbjellë bari, duke konstatuar se procesi ka ecur mirë deri tani.

Në një farë mënyre, ata kanë dhënë shumë shpresa për zhvillimin në “Loro Boriçi” të ndeshjes Vllaznia-Lushnja, edhe pse përgjigja e tyre nuk është zyrtare. Në fillim të javës së ardhshme mësohet se do të ketë një tjetër inspektim nga ana e specialistëve, të cilët pritet të japin “ok”-in zyrtar për ta zhvilluar ndeshjen e së mërkurës në këtë fushë.

Në kampin shkodran shpresojnë shumë që ndeshja me Lushnjën të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, sepse në të kundërt do të hapeshin shumë probleme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU