Vllaznia me dy mungesa të rëndësishme ndaj korçarëve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ndeshja e së shtunës që shkoi, ndaj Korabit, përveç barazimit e ka penalizuar ekipin e Vllaznisë edhe në një drejtim tjetër. Bëhet fjalë për ndëshkimin e dy prej lojtarëve titullarë të formacionit kuqeblu me kartona e për rrjedhojë, ata do të mungojnë në ndeshjen e radhës, ndaj Skënderbeut.

Lojtarët që do të mungojnë janë pikërisht dy mbrojtësit, Denis Pjeshka dhe Erdenis Gurishta. Ata u ndëshkuan me kartona të verdhë në sfidën ndaj dibranëve, duke plotësuar numrin tre të tyre dhe për rrjedhojë, ata janë të skualifikuar për takimin e radhës. Kjo do të thotë se kuqeblutë do të udhëtojnë drejt Korçës “pa krahë”, ngaqë njëri luan në të majtë të mbrojtjes dhe tjetri në të djathtë.

Por, nëse Gurishta mund të zëvendësohet në të djathtë, sepse rikthehet të luajë aty Gocaj, problem mbetet krahu i majtë, sepse me dëmtimin edhe të Markut, nuk ka më asnjë mbrojtës që mund të luajë aty. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që në atë pozicion të rikthehet të luajë sërish kapiteni Shtubina. Vllaznia i ka prishur jo pak punë vetes me barazimin e fundit ndaj Korabit dhe do t’i duhet të luftojë fort për të rikuperuar ato dy pikë të lëna, sepse vetëm kështu mund të kapet sërish vendi i katërt në renditje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU