Vllaznia me mungesa edhe ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE

14940054_906722052792222_6867265791667933324_o

Seriali i mungesave tek Vllaznia vazhdon. Tashmë ajo është kthyer në një ritual, herë për arsye kartonash dhe herë për dëmtime. Në Kukës javën që shkoi ishin të dyja bashkë sepse trajneri Cungu nuk kishte në dispozicion plot 6 futbollistë. Megjithatë mungesat do të vazhdojnë sërish.

Edhe për ndeshjen e ardhshme me Partizanin, është e sigurtë se do të ketë të tilla. Një është e konfirmuar, ajo e mesfushorit Florind Bardulla që ndaj kuksianëve mori të tretën e verdhë dhe për rrjedhojë është i skualifikuar për takimin e rradhës. Në fakt, për drejtuesit e klubit dhe ato të stafit teknik, kartonat e këtij lojtari janë kthyer në një problem sepse është hera e dytë që ai skualifikohet për to. Kuptohet, që shpeshherë marrja e tyre ka qenë si pasojë e grintës së shfaqur në lojën e tij megjithatë 6 kartona të marrë në 9 ndeshje të luajtura, janë shumë.

Për këtë arsye, ata “ia kanë tërhequr veshin” atij. Nëse Bardulla mungon për arsye kartonash, në ditët në vazhdim do të shihet edhe gjendja shëndetësore e dy futbollistëve të tjerë që kanë qenë të dëmtuar si Marku ashtu dhe sulmuesi Rubin Hebaj. Ndërprerja e Kampionatit këtë javë duket se ka shërbyer për mirë në këtë drejtim dhe po punohet që këto futbollistë të rikuperohen në mënyrë që të jenë të gatshëm për të luajtur javën tjetër ndaj Partizanit, ku pozitive do të ishte edhe një pikë, për vetë forcat e kundërshtarit.

Kjo konsiderohet një sfidë shumë e vështirë por njëkohësisht edhe e rëndësishme sepse Kampionati ka hyrë në një fazë interesante dhe për këtë arsye, duhen marrë pikë në çdo ndeshje sepse përndryshe skuadra rrezikon të zbresë edhe më poshtë në renditje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.