Vllaznia me probleme ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

marku-1-653x420

Vllaznia dje ka rinisur përgatitjet për dy takimet e kësaj jave. Dy përballje brenda një jave do të jenë jo pak të lodhshme për kuqeblutë. Fillimisht do të luajë nesër ndaj Kamzës, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në fundjavë, do të luajë për kampionat ndaj Partizanit.

Megjithatë, skuadra e trajnerit Cungu për momentin është fokusuar te takimi i ditës së nesërme me Kamzën. Rezultati 2-0 i ndeshjes së parë në favor të tyre i favorizon së tepërmi kuqeblutë për kalimin e turit dhe, për këtë arsye, edhe trajneri Cungu do të ketë mundësinë që të përdorë rrotacionin në këtë sfidë, ku në plan të parë do të jenë lojtarët që kanë pasur më pak hapësirë.

Gjithsesi, në Shkodër tashmë kanë filluar të mendojnë për sfidën e fundjavës ndaj Partizanit, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme edhe për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve në kampionat. Ato vijnë pas humbjes së pësuar ndaj Kukësit dhe patjetër që do të kërkojnë të marrin pikë këtë herë.

Për momentin, tekniku Cungu ka vetëm një mungesë që është mbrojtësi i majtë Antonio Marku, i cili është i dëmtuar. Ai ende nuk është bashkuar me grupin dhe nuk dihet nëse do të rikuperohet për Partizanin. Ndaj të kuqve të kryeqytetit mungesë e sigurt është mesfushori Florind Bardulla, i cili ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.