Vllaznia mposht malazeset e ŽFK Ekonomist

0
SHPËRNDAJE

13920425_1128639540515189_2430945734916367368_o
Foto ekipore e Vllaznise para miqesores

Ekipi kampion i Shqipërisë në futbollin femëror, Vllaznia, ka mundur lehtësisht ekipin e femrave të Nikshiqit të Malit të Zi, ŽFK Ekonomist. Golat u shënuan nga mbrojtësja e Kombëtares sonë, Denisa Proto dhe një dygolësh i sulmueses Megi Doçi. Vllaznia shumë shpejt pritet të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve 2016-17 ku bën pjesë në grupin 5 bashkë me Pomurje të Sllovenisë, Slovan Bratislava të Sllovakisë dhe Zurich të Zvicrës. Në këtë veprimtari merr pjesë për herë të parë edhe Kosova me kampionen e saj, Hajvalinë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.