Vllaznia mund të ketë një president në 2017-tën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në Shkodër janë të vetëdijshëm që një ekip bashkie pa doatorë nuk ka shumë të ardhme.

Në Shkodër presin me padurim titullin kampion që nuk e gëzojnë prej vitit 2001, kur president i ekipit ishte i ndjeri Myftar Çela.

Në 2009-ën ishin shumë pranë, por humbën në finish me Tiranën kur ekipi drejtohej nga Valter Fushaj.

Së fundmi, pranë ekipit është shfaqur sërish Lutfi Nuri, sikurse shkruan “Sport Eskpres”, dhe ish-donatori i Tiranës është shprehur i gatshëm t’i ndihmojë shkodranët për të kryer fazën përgatitore në Turqi.

Por, në atë që gazetat pretendon t’i jetë thënë nga vetë Nuri, biznesmeni do të ishte i gatshëm të merrte edhe drejtimin e klubit.

Ky emër ka qarkulluar edhe më parë, kur ai është shfaqur dhe e ka ndihmuar Vllazninë, ndërsa marrja e drejtimit të klubit do të ishte maksimumi, por më parë duhet që Bashkia e Shkodrës të bëjë gati terrenin e duhur që kjo gjë të bëhet realitet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.