VLLAZNIA/ Ndriçim Shtubina: Ju pres edhe 3 ditë dhe largohem

0
SHPËRNDAJE

FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI – Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.

Superiorja/ Ndriçim Shtubina nuk ka dalë në stërvitje javën e shkuar, teksa mes tij dhe klubit ka një çështje për t’u zgjidhur, por mesfushori nuk bën të ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Gjatë këtyre ditëve është thënë se “protesta” e tij lidhet me rrogën e padhënë të muajit maj si dhe me një kërkesë tijën për rritje page.

Vetë Shtubina nuk konfirmon gjë, por nën një prononcim të dhënë që është botuar në “Panorama Sport”, ai është shprehur se i pret drejtuesit edhe 3-4 ditë, ndryshe do të largohet. Në deklaratën e tij ai thekson se drejtuesit i dinë kërkesat e tij, ndërkohë që thekson se ka disa oferta dhe se nuk do ta ketë aspak problem për të vendosur të ardhmen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.