Vllaznia në “sulm” për një mbrojtës

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Vllaznisë
Ekipi i Vllaznisë

Vllaznia kërkon të përforcojë skuadrën, ndërkohë që objektiv i tyre në merkato për momentin është një mbrojtës i majtë.

Një pozicion që shumë klube po shfaqin probleme, por kjo nuk ka ndodhur me shkodranët sa herë ka qenë në fushë Antonio Marku.

Por ish-mbrojtësi i Dinamos dhe Laçit akoma nuk ka rinovuar, ndërsa Hakaj është transferuar te Partizani, e afrimi i një lojtari në këtë pozicion është i domosdoshëm.

Drejtuesit po punojnë për ta gjetur një mbrojtës të majtë, e duke parë opsionet e pakta që të jep tregu vendas, po shohin për ndonjë element të huajt, por për momentin nuk ka asnjë emër konkret.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.