Vllaznia/ Nga Kupa në Kampionat Gjokën e shqetësojnë mungesat

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ernest Gjoka dhe Vllaznia janë në një moment mjaft të vështirë, sepse rezultatet e fundit jo të mira, kombinuar me ecurinë e mirë të rivalëve, kanë ndërlikuar ndjeshëm renditjen në Superiore. Ndërkaq, po luhet edhe kupa, ku Vllaznia është mundur 2-0 nga Tirana në ndeshjen e vajtjes dhe nesër i duhet një mrekulli e vogël për të kaluar më tej. Jo vetëm që duhet fitore 3-0 ose me 3 gola diferencë (2-0 çon në shtesa), por duhet bërë pa disa titullarë.

“Situata nuk është më e mira e mundshme, por po mundohemi që të ruajmë qetësinë për të parë përpara. Lemi në një moment jo të mirë sa i takon pjesës së lojtarëve, sepse kemi shumë dëmtime dhe sidomos në repartin më problematik, siç është mbrojtja. Kemi dëmtime si Pjeshka e Bardulla, që na munguan edhe në Vlorë, por atyre u janë shtuar edhe Marku e Atsina, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Flamurtarin. Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për kualifikimin, edhe pse do të jetë e vështirë, ndaj një rivali që zbret në fushë më i qetë. Kemi ndryshime në mbrojtje për shkak të dëmtimeve dhe ndoshta mund të lëmë në stol një nga mesfushorët, sepse në fundjavë na pret një ndeshje akoma edhe më e rëndësishme, ajo me Kamzën në kampionat”, tha ndër të tjera trajneri tiranas për faqen zyrtare të klubit shkodran.

Ernest Gjoka
Ernest Gjoka
Ernest Gjoka

S'KA KOMENTE

Comments are closed.