Vllaznia, nga maja në greminë

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia-2
Pas fitores në Ballsh, skuadra e Vllaznisë u duk sikur buzëqeshi përpara kohe dhe e siguroi qëndrimin mes më të mirëve. Euforia që mbërtheu të gjithë ambjentin shkodran u shoqërua me disa rezultate negative. Trajneri Armando Cungu, nuk ka qenë në gjendje të ndalë euforinë e skuadrës së tij, madje ka përdorur edhe gjobat si “taktikë”, por duket se situata nuk është cështje financare.

Tani shkodranët duhet të luajnë sërish një ndeshje të vështirë ndaj Flamurtarit që vjen për pikë në “Reshit Rusi”, aty ku herën e fundit është mposhtur keqazi 4-0. Gjithsesi, takimi i fundit midis dy skuadrave është luajtur në Vlorë ku ka fituar ekipi i Flamurtarit  2-0.

Humbja e thellë me Partizanin apo ajo në shtëpi me Teutën 0-2, kanë lënë shije të hidhur te lojtarët kuqeblu, por edhe te tifozeria. Në rast të një humbje ndaj Flamurtarit, kjo do të merrej si një dështim i madh.

Në formacionin e Vllaznisë do të ketë rikthime si mbrojtësi Cicmil, gjithashtu dhe mesfushorët Krymi dhe Bardulla, të cilët munguan ndaj Partizanit në atë humbje të thellë 3-0.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.