Vllaznia nuk fal Bylisin, Laçi mbijeton me barazim

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia – Bylis 1-0

Golat: Kalaj 49′

Vllaznia: Selimaj, Gurishta, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Bardulla, Krymi, Vecaj, Kalaja, Dibra. Trajner: Armando Cungu

Bylis: Frashëri, Dukić, Brahja, Bilali, Simić, Alla, Muskaj, Gava, Tairi, Peposhi, Hoxhaj. Trajner: Maringlen Kule


Superiorja/ Vllaznia nuk ka bërë asnjë lëshim ndaj Bylis në ndeshjen e fundit, edhe pse e kishte siguruar mbijetesën. Ka përfunduar me shifrat 1-0 ndeshja mes dy skuadrave në Shkodër teksa ka qenë një gol i Arlind Kalasë ai që ka vendosur fatin e takimit. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në minutën e 49′ shkodranët kaluan në avantazh falë një goli nga sulmuesi i tyre. Pas kësaj ndeshje Vllaznia e mbyll sezonin e 6-ta në renditje, ndërkohë Bylis bie nga Kategoria duke i’u bashkua Tërbunit.

Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e Laçit arriti të sigurojë mbijetesën falë një barazimi pa gola me Tërbunin në shtëpi. Një rezultat i papritur teksa të gjithë prisnin një fitore me gola të kurbinasve. Pukjanër kanë bërë rezistencë duke mos lëshuar rrugë për kurbinasit të cilët pët të qenë të qetë i nevojitej pikërisht një pikë. Pas rezultatit 0-0, Laçi i Ndreut duhet të mendojë për finalen ndaj Kukësit, ndërkohë Tërbuni për Kategorinë e Parë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.