Vllaznia pa katër titullarë, ja lëvizjet e trajnerit Armando Cungu

0
SHPËRNDAJE

15417037_1039291249533876_562525455_n

Ndeshja e radhës ndaj Luftëtarit në Shkodër e gjen Vllazninë jo komode sa i përket kontigjentit. Pas kartonëve të verdhë të marrë në takimin kundër Skënderbeut, mbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori Ardit Krymi kanë plotësuar numrin e tyre dhe të mungojnë për një javë.

Nga ana tjetër, shqetësim për trajnerin Armando Cungu është fakti që dy titullarë të tjerë janë të dëmtuar dhe nuk dihet se kur do të rikthehen. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Olsi Gocaj, si dhe sulmuesin e majtë, Arlind Kalaja.

I pari ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë dhe ka lënë në mes takimin ndaj Skënderbeut. Poashtu, Kalaja, që mungoi ndaj Skënderbeut, vazhdon terapinë për të kaluar dëmtimin, por ka pak shpresa për t’u riaftësuar deri të shtunën.

Megjithatë, stafi mjekësor, me në krye treshen Çoba, Haxhaja dhe Mesi po bëjnë gjithçka për të rikuperuar në kohë dy titullarët. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Agoviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Bardulla, Weitzer, Çinari, Shtubina, Pepa Tr: Armando Cungu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.