Vllaznia pa “shtëpi”, ku do luhet ndaj Skënderbeut?

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Vllaznia pret Skënderbeun të dielën, ndërkohë që së fundmi ka një çështje për t’u zgjidhur dhe që lidhet me stadiumin ku do të zhvillohet takimit.

Rreth dy javë më parë është mbjellë bari në stadiumin “Loro Boriçi” dhe fusha e këtij stadiumi nuk është ende gati për të zhvilluar një ndeshje me të.

Të gjithë e kishin ndarë mendjen se ndeshja do luhej në “Reshit Rusi”, por duket se nuk do të ndodhë kështu. Pas inspektimit që i është bërë këtij stadiumi, sipas “ShkodraSport.com” nuk i plotëson kushtet.

Tashmë janë disa mundësi për zhvillimin e kësaj ndeshje, ku përmenden stadiumi i Laçit dhe i Kukësit. Një tjetër opsion është që të luhet në Korçë dhe në fazën e dytë Skënderbeu të jetë mysafir në “Loro Boriçi”, sikurse edhe ndodhi sezonin e shkuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.