Vllaznia pas fitores edhe 5 milionë premio

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia-653x420

Suksesi i djeshëm i skuadrës shkodrane në Ballsh është shpërblyer nga ana e drejtuesve të klubit. Përmes donatorëve të ndryshëm, ato kanë siguruar një shumë prej 5 milionë lekësh, e cila ka shkuar për ekipin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Kjo është hera e pestë që te Vllaznia jepen premio gjatë këtij sezoni, në shumën totale prej 25 milionë lekësh, duke treguar se gjërat po funksionojnë ashtu si duhet.

Klubi jo vetëm po tregohet shumë korrekt me ndarjen e rrogave, por po mundohet të gjejë edhe shpërblime. Dhe deri tani, falë dashamirësve të shumtë që ka kjo skuadër, ia ka dalë të gjejë lekë edhe për shpërblime. Kjo ka bërë që situata të jetë shumë optimiste dhe jo më kot ajo ka arritur edhe rezultatet e fundit, duke bërë që tashmë, pas fitores në Ballsh, të jetë më e qetë në renditje, e shkëputur tetë pikë nga Bylis dhe gjashtë pikë nga Flamurtari.

Natyrisht që kjo situatë është e favorshme për vazhdimin e kampionatit, megjithëse trajneri Cungu ka paralajmëuar se ritmi i punës së skuadrës nuk do të ulet, përkundrazi, ajo do të vazhdojë kështu edhe në 9 ndeshjet e mbetura, deri në fund të kampionatit.

© telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.