Vllaznia “poker” në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

vllaznia

 

Vllaznia ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Shkodranët janë ndeshur me ekipin e kategorisë së tretë sllovene NK Dravograd dhe kanë fituar me rezultatin 4-2. Kjo ndeshje mund të konsiderohet si një test për gjendjen fizike të lojtarëve të Vllaznisë pasi kundërshtari nuk ka qenë mjaftueshëm serioz për të verifikuar realisht gjendjen dhe cilësinë e ekipit. Në pjesën e parë ka shënuar Kabuni për shkodranët ndërsa në pjesën e dytë kanë ardhur edhe 3 gola të tjerë me anë të Dragojevic me 11-metërsh, Bardulla dhe Dyca. Në fundjavë shkodranët do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore por nuk dihet ende se cili do të jetë ekipi kundërshtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.