Vllaznia probleme me mbrojtjen, provon një mesfushor

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në Shkodër vijon puna për përforcimin e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit dhe drejtuesit e klubit i kane ofruar shumë emra trajnerit Ernest Gjoka,  i cili është nën presion, sepse koha është e kufizuar.

Xhevahir Sukaj është kuqeblu, por nuk mjafton, sepse duhen emra të tjerë, në sulm e mbrojtje.

Qendra e mbrojtjes është pika më e dobët e skuadrës, aty ku Gjoka do patjetër dy lojtarë.

Ka disa pista nga jashtë, duke nisur nga Stefan Cicmil, por në dritë ka dalë edhe një futbollist serb me CV shumë të mirë dhe eksperiencë të madhe.

Ndërkaq, edhe nga vendi ka disa emra që Gjoka i sheh si zgjidhje mjaft të mira dhe dëshira e tij do të ishte afrimi i Albi Allës nga Kukësi. Me Gjokën Alla shkëlqeu sezonin e shkuar, por ka pasur probleme të Kukësi këtë sezon dhe mund të lihet i lirë, nëse Vllaznia ofron një lojtar në këmbim, që mund të jetë mesfushori Krymi, lojtar i pëlqyer nga Kukësi, por edhe Partizani. Nëse të kuqtë ofrojnë Gëzim Krasniqin në këmbim, atëherë Vllaznia është gati të japë Krymin ose Çinarin, edhe pse të dy janë titullarë në Shkodër. Mesfusha është e kompletuar dhe aty dikush mund të largohet, me kusht që në mbrojtje të vijë dikush i rëndësishëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU