Vllaznia projekton ndeshjen me Kukësin pa 3 lojtarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14424941_10209966593417572_8036722821013619074_oFaza e dytë e Superligës për Vllazninë nis me përballjen me Kukësin. Ditën e dielë në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kuqeblutë do të tentojnë të marrin të paktën një pikë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë.

Për këtë 90-minutësh, numri i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Cungu nuk është i plotë për shkak se Tafili mungon për shkak kartonësh. Ndërkohë probleme me dëmtimet kanë edhe dy lojtarët Bicaj dhe Pepa.

Të dy këta futbollistë prej javësh janë pjesë e repartit të infermierisë ndërsa ditët e fundit kanë nisur stëvitje të diferencuar. Shanset që ata të jenë të gatshëm ndaj Kukësit janë thuajse zero dhe kështu numri i mungesave shkon në 3.

Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë seancave stërvitore është se trajneri Cungu po tenton të eksperimentojë me lojtarin Olsi Gocaj. Mbrojtësi që njihet për aftësitë e tij për të luajtur edhe përpara, po testohet në mesfushë ndërsa pas tij është rreshtuar i riu Pjeshka.

Gjithsesi formacioni është në dorën e teknikut kuqeblu dhe vetëm pak para ndeshjes do të vendosë nëse do t’i japë shansin Pjeshkës apo Vecajt dhe Çinarit në mesfushë. Përballë një Kukësi me ofensivën ndoshta me të mirën në Superligë, prioritet normalisht që do të ketë reparti i mbrojtjes dhe katërshja Gocaj–Cicmil–Vrapi dhe Marku tashmë janë të konsoliduar.

Vllaznia do të shpresojë që si në ndeshjen e parë të sezonit, edhe të dielën të paktën të marrë një barazim duke ndalur Kukësin që duket në super-formë. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Bardulla, Vecaj, Weitzer, Kalaja, Shtubina Tr: Armando Cungu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.