Vllaznia reagon për “Kalanë “ e saj

0
SHPËRNDAJE

Pas lajmit që qarkulloi sot në portale të ndryshme, por edhe në mediat vizive, për firmën e futbollistit Arlind Kalaja në radhët e Pescara-s në Itali, klubi shkodran ka reaguar.

Arlind Kalaja duke firmosur
Arlind Kalaja duke firmosur

Edhe minuta90.com për të qendruar korrekt me lexuesit e saj, publikoi një lajm të tillë edhe pse me dyshimin e pozicionimit të skuadrës së Vllaznisë, i cili tashmë është bërë publik. Kërkojmë ndjesë nëse lajmi është në nota sajese, por nuk është një lajm me burimin tonë. Gjithsesi, për të qenë korrekt me lexuesit ne po pasqyrojmë atë çka komenton faqja zyrtare e Vllanisë për këtë temë. Pastaj prapskena të ndryshme nuk mund të kenë një konkluzion të menjëhershëm nga ana jonë. Thjesht koha do të tregojë gjithçka, nëse në të vërtetë Kalaja ka firmosur tek Pescara, sepse flitet që lojtari ka firmosur një para-kontratë e normal që Vllaznisë nuk i pëlqen diçka e tillë. Gjthsesi, kjo është deklarata e klubit shkodran:


 

SQARIM

KF Vllaznia detyrohet të reagojë në lidhje me disa lajme të publikuara orët e fundit në rrjetet sociale apo dhe mediat online për firmosjen e një kontrate të futbollistit tonë Arlind Kalaja me klubin italian Pescara. Përmes këtij reagimi, bëjmë me dije se futbollisti në fjalë nuk ka firmosur asnjë kontratë me asnjë klub tjetër. E vetmja gjë që ai ka firmosur është një kontratë me një kompani menaxhimi me një studio të tillë. Futbollisti Arlind Kalaja ju bëjmë me dije se ka një kontratë me KF Vllaznia deri më 31 maj 2017 dhe në rrethana të tilla, nëse do kishte vërtetë kontakte me klubin “Pescara” sigurisht që do të kishte patur negociata në mes dy klubeve për të drejtën e kartonit të tij. Deri në këto momente, nuk ka asnjë kontakt me asnjë klub për një çështje të tillë. Futbollisti Arlind Kalaja ndodhet në stërvitje me ekipin dhe po përgatitet bashkë me të për ndeshjen e rradhës ndaj Tiranës. Në rrethana të tilla, jemi të detyruar t’u kërkojmë të gjitha mediave apo personave të tjerë që të jenë më të kujdesshëm në lidhje me lajme të tilla që publikohen dhe që mund t’i shkaktojnë dëme klubit por edhe vetë lojtarit.
KF VLLAZNIA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.