Vllaznia, rikthehet Bardulla për Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

14976731_906722326125528_8598913770943540683_oVllaznia nuk ka qenë e plotë ndaj Partizanit, ku, përveç lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, Florind Bardulla ishte i pezulluar nga kartonët. Për transfertën e Vlorës trajneri Cungu do ta ketë të gatshëm edhe mesfushorin, i cili pezullimin e shleu ndaj të kuqve.

Lojtarët që ishin titullarë ndaj Partizanit janë lënë të hënën totalisht pushim nga ana e trajnerit Armando Cungu, ndërsa dje dhe sot i janë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen ndaj Flamurtarit, e cila do luhet në Vlorë. Java e kaluar ka qenë e ngjeshur për kuqeblutë, të cilët në mesjavë luajtën në Kupë ndaj Kamzës dhe më pas të dielën në kampionat ndaj Partizanit.

Dje dhe sot ekipi ka qenë i plotë në stërvitje, ku stafi po punon maksimalisht për transfertën e Vlorës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.