Vllaznia, rroga bëhet një problem

0
SHPËRNDAJE

Tashmë duket se është vërtetuar problemi i Vllaznisë dhe janë pagat e pashlyera. Futbollistët në deklaratat e tyre kërkojnë ta fshehin dicka të tillë duke pohuar se nuk është problem mungesa e shlyerjeve të detyrimeve mujore. Por dihet se në futbollin tonë dhe jo vetëm, një faktor i tillë ndikon jo pak.

Prishja e harmonisë në skuadër vjen edhe nga financat. Mbase në frikën e ndonjë mase ndëshkimore, askush s’ka dëshirë të flas të vërtetën për mediat, por në ambjente të ngushta me njëri-tjetrin normalisht futbollistët ankohen për këtë mungesë likujdimi. Normalisht një atmosferë e tillë kërkohe të maskohet nga klubi, por e vërteta është se situata nuk është e qetë tek shkodranët dhe pagesat ndikojnë në përformancën e lojtarëve, sa do që dikush kërkon ta maskoj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.