Vllaznia s’duhet të qahet tani për “Loro Boriçin”

0
SHPËRNDAJE

vllazniaSkuadra e Vllaznisë ka një start tmerrësisht të keq në këtë edicion futbollistik. Katër ndeshje, po kaq humbje. Shkodranët po ngrejnë probleme duke u kapur me gjykimin apo stadiumin në rikonstruksion ‘Loro Boriçi’. Por duke analizuar këto faktor, shkodranët nëse duan të ecin përpara dhe të mos përfundojnë në greminë, duhet të kthejnë gishtin nga vetja, të analizojnë gabimet e tyre. Sigurisht arbitrimi ndaj Partizanit ishte tendencioz. Por tri takimet e tjera nuk është se ka vendosur gjithçka. Pastaj duke analizuar temën e stadiumit: Që në fillim shkodranët e kanë ditur këtë fakt, pra që s’do të luajnë në shtëpi. Nuk është një temë e re për ata, pasi rikonstruksioni nuk filloj më 31 Gusht, as më 1 Shtator. Po të shikosh me vëmendje, shkodranët edhe merkaton e kanë dështuar. Janë larguar vendali, lojtarë që e kanë në ADN fanelën kuqeblu dhe janë afruar disa lojtarë, të cilët më pas edhe janë shpallur si të panevojshëm. Njëri prej tyre sulmuesi Pavicevic, për të vazhduar edhe me mesfushorin Selmani. Por edhe shumë të tjerë. Askush nuk thotë përse nuk aktivizohet si titullar Jetmir Sefa, një lojtar që me grupin aktual që ka Vllaznia, mund të luaj titullar, madje të jetë lider në atë mesfush. Ndërkohë që cili e mban përgjegjësin për paratë e dhëna KESH në duart e lojtarëve tashmë të shpallur të panevojshëm? Cili nga lojtarët e “huaj” të ardhur këtë merkato po spikat? Këto janë përgjegjësit e stafit teknikë, të cilët kanë patur dorë të lirë në zgjedhjet e tyre. Cdo arsye tjetër, stadiumi, arbitri, bari, shiu, dielli, janë vetë pretekse kamuflimi. Por tashmë në këtë situatë të pazakontë, kur Vllaznia ka katër humbje në po kaq sfida, askush s’mund të fshihet pas gishtit. Dhe për më tepër, tifogrupi Vllaznit Ultras, kanë vendosur të mos heshtin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.