VLLAZNIA / Shtubina duhet të sillet si profesionist

0
SHPËRNDAJE

Ndriçim Shtubina

Superiorja / Administratori i Vllaznisë ka reaguar, pas deklaratës së mesfushorit për probleme me klubin. Kuqeblutë duan të afrojnë edhe një portier

Mungesat në seancat stërvitore të Vllaznisë e kanë vënë kapitenin kuqeblu Ndriçim Shtubina në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv në Shkodër. Dje ka qenë dita e katërt që mesfushori vijon të mos jetë prezent me grupin. “Sport Ekspres” ka raportuar fillimisht pretendimet e Shtubinës, që kishin të bënin me mosmarrjen e rrogës së muajit maj, një shqetësim ky për tërë skuadrën.

Më pas, vetë Shtubina e ka spostuar vëmendjen nga rroga tek mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit. Të pyetur për këtë problem, drejtuesit nuk marrin përsipër të pranojnë se ka një mosmarrëveshje me futbollistin në fjalë.

“Sa i përket Shtubinës, do ketë një qëndrim zyrtar nga klubi në lidhje me kërkesat që ka. S’besoj që mund të jetë shprehur ‘që kam probleme me drejtuesit’, pasi nga ana e drejtuesve ka qenë një ndër sportistët e vlerësuar, teksa i është besuar shiriti i kapitenit. Ai është në kontratë me klubin dhe për sa kohë ka një kontratë, duhet të sillet si profesionist”, u shpreh mbrëmë për “Sport Ekspres”, administratori Gjyrezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.