Vllaznia/ Shtubina prononcohet në lidhje me “Sponsorin”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Ndriçim Shtubina, kapiteni i Vllaznisë, është në një linjë me trajnerin Cungu, i cili është shprehur se kuqeblutë janë prapa me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Stërvitja ende nuk ka nisur, ndërsa vjet ata patën probleme edhe me afrimin e lojtarëve cilësorë.

“Na janë mërzitur pushimet, pasi jemi mësuar me stërvitje dhe lojë. Por këto gjëra i marrin përsipër drejtuesit edhe pse ne lojtarët vijojmë të stërvitemi individualisht. Por ky është futbolli shqiptar.”

 “Klubi duhet të jetë i kujdesshëm me afrimet e lojtarëve. Gjithsesi duhet të theksojmë se sezoni ende nuk ka filluar dhe kam bindjen se drejtuesit do të bëjnë zgjidhjen e duhur.”

Afrimi te Vllaznia i Tom Doshit është temë që në Shkodër ka marrë shumë vend në diskutimet e gjithë sportdashësve, ndërkohë që edhe te lojtarët nuk mund të shmanget kjo temë.

“Çdo sponsor që vjen është mirë për ekipin dhe qytetin. Drejtuesit duhet t’i marrin me qetësi dhe të mos nguten, por kushdo që vjen është i mirëpritur”, deklaron ndër të tjera Shtubina në Supersport.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU