Vllaznia, shumë zhurmë për asgjë…

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën, ku Vllaznia siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore, skuadra është shpërndarë dhe lojtarët dhe stafi teknik kanë nisur pushimet. Stafi drejtues po punon për merkaton, teksa kanë nisur kontaktet e para me disa lojtarë, por pa miratimin e trajnerit Armando Cungu dhe pa zhbllokimin e llogarive bankare, drejtuesit nuk mund të bëjnë asgjë.

Burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, ka pasur kontakte me disa futbollistë, të cilët janë Shpëtim Moçka, Erjon Vucaj, Edon Hasani dhe Gilman Lika, por në ditët në vijim pritet të vendoset gjithçka. Deri tani largime zyrtare mund të quhen Jasmin Agoviç, Stefan Cicmil, Ditmar Bicaj dhe Elis Bakaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë largime të tjera.

Fillimisht duhet vendosur se kush do të jetë trajneri, më pas të flitet për afrimet dhe largimet e lojtarëve, ku si gjithmonë në Shkodër lakohen shumë emra, por në fund… /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU