Vllaznia si Skënderbeu…për buxhetin

0
SHPËRNDAJE

14424941_10209966593417572_8036722821013619074_o

Paratë e bëjnë dhe nuk e bëjnë futbollin por prej 6 vitesh, Skënderbeu i Korçës shpallet kampion Shqipërie duke u kthyer në shembullin më të mirë të menaxhimit dhe organizimit të një klubi. Pavarësisht se çdo vit merr pjesë në Kupat e Europës buxheti i tyre sezonal varion tek 1.4 milion euro, që po t’i llogarisim në lekë i bie diku tek 1.9 miliardë lekë në sezon. Pra korçarët, 6 herë radhazi kampion Shqipërie kanë vetëm 700 milionë lekë më shumë se Vllaznia që rrezikon të bjerë nga Kategoria.

Eshtë e çuditshme por e vërtetë. Këshilli i Bashkisë Shkodër në mbledhjen e fundit miratoi buxhetin shtesë prej 120 milionë lekëve për kuqeblutë që po t’i llogarisim edhe pjesën tjetër që do të votohet muajin e radhës arrin në 1.2 miliardë. Kjo solli edhe reagimin e këshilltarëve ku disa prej tyre akuzuan për abuzime me taksat e qytetarëve shkodranë ndërsa të tjerë kërkuan privatizimin e klubit.

Një ditë më pas për këtë çështje ka reaguar edhe këshilltarja e PS në Shkodër Senida Mesi e cila përmes një deklarate të shpërndarë për mediat hedh akuza për abuzime. Ajo zbulon edhe një tjetër detaj ku Bashkia nuk ka bërë dorëzimin e pasqyrave financiare për klubin për vitet 2014 dhe 2015 pranë zyrave të QKR dhe për këtë do të gjobitet.

Mesi akuzon se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër dhe klubi Vllaznia janë kthyer në shoqëri punësimi militantësh të PD që nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zhvasin sa të munden çdo lekë apo financim.

Me një llogaritje të thjeshtë: KF Vllaznia ka 1.2 miliardë lekë në dispozicion për të luftuar për të mos rënë nga Kategoria ndërsa skuadrat e tjera me aq fonde kërkojnë Kupat e Europës dhe madje edhe trofeun e Superliges. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.