Vllaznia-Skënderbeu, informacione rreth sfidës së sotme

0
SHPËRNDAJE

 

Vllaznia-SkenderbeuSuperiorja/ Sot në orën 16:00 në stadiumin e qytetit të Pukës “Ismail Xhemali” do të përballen në një ndeshje të prapambetur dy skuadrat me tradita në futbollin shqiptar, si Vllaznia e Shkodrës dhe Skënderbeu i Korçës. Ndeshja luhet në stadiumin asnjëanës të Pukës si pasojë e rikonstruksionit që ka filluar prej kohësh në stadiumin “Loro Borici”. Miqtë shikohen si favoritë në këtë sfidë, por padyshim fjalën e fundit do të thotë fusha e blertë. Shkodranët mund ta nisin me këtë formacion “luftën” e tyre ndaj kuqebardhëve:  Formacioni mundshëm (4-2-3-1): Dragojevic – Arbri, Cicmil, Haxhaj, Marku  Krymi, Hadzibulic, Bardulla, Ahmeti, Shtubina, Cinari. Trajneri Zmijani Do të kërkojë të marrë pikët e para pas humbjes 2-0 në Durrës ndaj Teutës.

Ndërkohë në kampin korcar ka disa lojtarë në dyshim për arsye dëmtimesh. Kristi Vangjeli vuan një dëmtim në gju dhe është në dyshim. Ndërkohë që Tefik Osmani dhe Arbër Abilaliaj të rekuperuar sëfundmi nga dëmtimet që kanë kaluar është parë e udhës nga ana e stafit që të mos rrezikohet me aktivizimin tyre. Ndërsa Latifi dhe Lulaj kanë qenë pjesë e kombëtares U-21, ku Latifi edhe është aktivizuar përballë Portugalisë në atë humbje poshtëruese të Shpresave tona. Formacioni i kuqebardhëve deri tani është mbajtur pak mister, mbase trajneri Josa mund të ketë disa ndryshime në formacionin e tij duke ruajtur forca për ndeshjen e fundjavës.

Takimi Vllaznia-Skënderbeu do të transmetohet në SuperSport 3.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.