Vllaznia stërvitet e qetë para Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas dy ditësh pushim në fundjavë, skuadra e Vllaznisë, u është rikthyer sërish përgatitjeve për ndeshjen e fundjavës. Kuqeblutë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Korçës, teksa trajneri Cungu ka patur plot 3 mungesa. Ka munguar sërish mbrojtësi Polizoi Arbri, i cili vijin të mbetet në pritje të vendimit përfundimtar nëse do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale apo jo. Po ashtu, kanë munguar edhe portieri Alen Sherri dhe mbrojtësi Esin Hakaj, që janë të grumbulluar me Kombëtaren Shpresa.

Vllaznia gjatë një seance stërvitore
Vllaznia gjatë një seance stërvitore

Pjesa tjetër e ekipit është stërvitur normalisht. Faza e katërt e kampionatit konsiderohet shumë e rëndësishme, ndonëse Vllaznia pas fitores së fundit ndaj Bylis duket më e qetë në renditje, por stafi teknik nuk ka dëshirë të ulë aspak ritmin e stërvitjes dhe të angazhimit të lojtarëve. Ndërkohë ndaj Skënderbeut kryesues, ekipi shkodran nuk ka se çfarë të humbasë dhe pritet të luajë pa shumë presion. Kujtojmë që kuqeblutë i mposhtën korçarët në sfidën e fazës së trete në “Reshit Rusi” me rezultatin 1-0, por në Korçë do të jetë diçka tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.