Vllaznia teston sulmuesin boshnjak Nedo Turkoviç

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ “Vllaznia nuk do të bëhet han me dy porta. Sivjet nuk do të ketë testime pa fund sikurse verën e shkuar’, kështu u shpreh pak a shumë trajneri Cungu me fillim e përgatitjeve, por testimet e futbollistëve është diçka e pamundur për t’i ndalur, sidomos kur ke nevojë.

Së fundmi në Shkodër ka mbërritur edhe një tjetër lojtar dhe bëhet fjalë për një sulmues, që sezonin e fundit është aktivizuar në Slloveni (LIGA 2) me Brezhice, duke shënuar 9 gola në gjysmën e dytë të sezonit.

Quhet Nedo Turkoviç dhe është i gjatë 190 cm. Ai do të testohet te Vllaznia shkruan “Rozafa Tv” dhe do jetë trajneri Cungu që do vendosë për të, ashtu si edhe për mesfushorin Alban Ramadani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.