Vllaznia – Tirana 3-1/ Vllaznia i lë krizën Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia – Tirana 3-1

Shënues: Cicmil 13′, Shtubina 24′ , Kalaja 76′ / Cicmil o.g 4′

Vllaznia: Dragojevic, Shtubina, Cicmil, Arbri, Marku, Bardulla, Sefa, Kapaklija, Çinari, Kalaja, Dibra. Trajner: Armando Cungu

Tirana: El.Bakaj, Smajli, Gërçaliu, Hoxhallari, Idrizaj, Malaj, Karabeci, Papa, Muzaka, Lika, Fukui. Trajner: Ilir Daja.

imageVllaznia më në fund mund të marre frymë lirisht. Shkodranët mposhtën në “Reshit Rusi” 3-1 Tiranën e cila tashmë duket se është në krizë. Ndeshja filloi menjëherë me gol teksa në minutën 4′ Cicmil do të dërgonte topin në portën e tij për t’i dhënë epërsinë bardhebluve. 0-1 dhe ky ishe një fillim i mirë nga miqtë. Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan teksa vetëm 9 minuta më pas është Cicmil që do të korigjonte gabimin e tij. Në minutën e 13′, mbrojtësi malazez do të barazonte shifrat duke bërë që loja të rifillonte nga e para. Nuk do të kalonte shumë dhe Vllaznia rrit presionin teksa në minutën e 24′ do të vinte edhe goli i avantazhit. Është kapiteni Shtubina i cili do të dërgonte topin në rrjetë. 2-1 dhe ka entuziasëm në kampin shkodran. Në pjesën e dytë do të kishte sërish një tjetër gol teksa sulmuesi Arlind Kalaja në minutën e 76′ do t’i dërgonte shifrat në 3-1 për t’i dhënë 3 pikët e arta skuadrës së tij. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e 7-të, ndërkohë Tirana zbret në vendin e 5-të me 40 pikë.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.