Vllaznia, trajneri Armando Cungu, me dilema për formacionin

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ende nuk e ka skicuar formacionin që do të hedhë në fushë me Partizanin. Ai ka tri dilema, nisur edhe nga mungesat e shumta.

Gjithsesi, në portë do të jetë Selimaj, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Gurishta në të djathtë, Cicmil dhe Bicaj në qendër, si dhe Pjeshka në të majtë. Në mesfushë Çinari, Gocaj dhe Kruja duken të sigurt.

Dilema do të ketë te zgjedhjet e tjrea. Nëse Bardulla nuk do të jetë i gatshëm, atëherë do të luajë Dyca.

Nga ana tjetër, luftojnë për një vend Vecaj dhe Kalaja. Në repartin e avancuar do të luajë Shtubina dhe Hebaj, teksa ky i fundit zëvëndëson fantazistin Elis Bakaj.

Ndeshja Vllaznia-Partizani do të luhet ditën e dielë, duke nisur nga ora 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në SuperSport 3 HD. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU