Vllaznia U-19 kërkesë për pjesmarrje në “UEFA YOUTH LEAGUE”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kampionët e Shqipërisë në futbollin e të rinjve, Vllaznia U-19, kanë konfirmuar sot në FSHF se janë gati të marrin pjesë në Ligën e të Rinjve, kompeticioni europian i UEFA për këtë moshë, ku marrin pjesë skuadrat U-19 të ekipeve që kualifikohen në grupet e Ligës së Kampioneve, si dhe kampionët kombëtarë të kampionateve U-19.

FSHF ka nisur kërkesën në UEFA ku i ka bërë me dije institucionit europian të futbollit se Vllaznia U-19 ka pranuar të marrë pjesë në Ligën e të Rinjve në rast se do t’i jepet mundësia.

Pranimi i shkodranëve të vegjël në këtë kompeticion prestigjioz nuk është i sigurt pasi kampionati shqiptar në renditjen europiane bën pjesë te ato shtete që nuk kanë një vend të garantuar pjesëmarrjeje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.